PD: Ja abuzimet e ministrit Beqaj me tenderat për ilaçet e paçertifikuara

0
557
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka akuzuar sot ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj se ka ndërhyrë që shumë tendera t’i marrë një mik i tij i ngushtë.

Sipas zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, Beqaj në 2014 me anë të një udhëzimi i ka hapur rrugën abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij të futet në tregun e ilaçeve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Më tej ajo shton se këto ndërhyrje të tij janë një shkelje flagrante e ligjit, por në përputhje të plotë me interesin personal.

Më poshtë deklarata dhe dokumentet

Ilir Beqaj, ka ndërhyrë në tender, ka ndryshuar kriteret, dhe ka lejuar futjen e barnave të pacertifikuara. Ka vetëm një rast kur Ministri i Shëndetësisë mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata emergjente. Po cila ishte situata emergjente. Ua themi ne. Emergjenca e Ilir Beqës për të vjedhur.

Në vitin 2014 me një udhëzim, Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij, “Delta Farma”, të futet në tregun e ilaceve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Pasi e ka shpallur një tender publik, për blerjen e barnave spitalore me 11 mars, dhjetë ditë më pas, me shkresën nr. 1668/4 Prot, me këtë shkresë këtu, Ministri i Shëndetësisë urdhëron ndryshimin e dokumenteve të tenderit për procedurën e prokurimit.

Ilir Beqaj, i hapi rrugën klientit të tij për ta bërë fitues, duke hequr detyrimin për këto dokumenta:

-Vërtetim për regjistrimin e medikamenteve të ofertuar ose certifikatë regjistrimi nga QKKB.

-Autorizim nga prodhuesi nëpërmjet të cilit konfirmohet se operatori ka të drejtën e tregtimit të barnave

Këto ndërhyrje të Beqës janë në shkelje flagrante të nenit 11, 47 dhe 18 të ligjit nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” i cili përcakton që: “Barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë duhet të jenë të regjistruara.” Në shkelje të ligjit, por në përputhje të plotë me interesin personal.

Kështu iu hap rruga mikut të Beqës, Delta Farma, që sic shihet nga ky dokumenti këtu ka bërë kërdinë me kontratat që i ka dhënë Ilir Beqaj. Ky biznes bëri që të hyjnë barna të pasigurta dhe dëmtuese për jetën e qytetarëve, siç janë rastet e bëra publike të Avastinës, që rezultoi i falsifikuar. Ilir Beqaj është përgjegjës për këtë aferë kriminale. Partia Demokratike, do të dorëzojë nesër një kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje.

632974__bjh8ub4eg 632974__hkhiozvnx

Zjarr Tv Ad