Pd kërkon veting dhe për ministrin e Brendshëm, mazhoranca e refuzon

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ligji për vetingun në polici u miratua vetëm më votat e mazhorancës ndërsa Partia Demokratike e ka kundërshtuar në shumë nene të tij duke dhënë dhe amendamente përkatëse. Një ndër kërkesat e opozitës ishte dhe përfshirja e Ministrit të Brendshëm në vetting,  por mazhoranca e rrëzoi këtë. Mazhoranca  miratoi e vetme ligjin për vettingun në policinë e shtetit, ndërsa refuzoi amendamentet e opozitës. Me argumentin se propozimet e tyre e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin, Enkelejd Alibeaj,  propozoi që subjekt i vettingut të jetë  Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendës/ministrat.  Propozimi u rrëzua nga ana e mazhorancës, ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve tha se nuk po kërkohet vetting për politikanët por për policinë. Opozita kërkoi po ashtu që organet e vettingut të jenë jo politike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë. Alibeaj  tha se ky ligj është farsë dhe nuk sjell asgje të re. Pavarësisht një numri të madh amendamentesh, mazhoranca refuzoi opozitën duke e miratuar draftin që pritet të kalojë në Kuvend të enjten. Në përfundim të mbledhjes, opozita kërkoi sërish reflektimin mazhorancës. Janë rreth 15 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme që do të kalojnë në sitë në tre komponentë kryesorë; vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Zjarr Tv Ad