PD: Lirimi i Haradinajt me kusht, jo drejtësi e plotë

0
591
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar përmes një njoftimi për mediat lidhur me lajmin e lirimit me kusht për Ramush Haradinaj. Në reagimin e saj PD shpreh shqetësimin me vendimin e dhënë sot nga autoritetet gjyqësore Franceze që Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë.

“Vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo të kthehet në atdhe, nuk është drejtësi e plotë. Partia Demokratike shpreson dhe beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund kësaj padrejtësie ndaj Ramush Haradinajt, i cili është çliruar plotësisht nga pretendimet për krime lufte me vendimet e Gjykatës së Hagës”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Gjykata franceze liroi ditën e sotme me kusht kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Vendimi është marrë, pas seancën dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij, u shpreh avokati i Haradinajt, Arianit Koçi.

Ish- kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga shteti ku u ndalua. Avokati tha se argumentoi kërkesën për lirimin e zotit Haradinaj “bazuar në gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet që pretendon pala serbe”.

Zjarr Tv Ad