PD MERR VENDIMIN: DO JEMI NË KUVEND

0
331

Partia Demokratike merr vendimin e papritur pas takimit me Kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili duke bërë me dije se do të jenë prezentë në seancën plenare të ditës së nesërme për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama. Partia Demokratike në vendimin e saj ka thkesuar se është kryeministri Rama ai i cili duhet të përjashtohej nga parlamenti për fjalorin fyes të cilin përdori ndaj shqiptarëve, referuar “batutës” së kryeministrit për “ngritjen”. Ndonëse prej ditësh opozita ka paralajmëruar për protesta e ka bërë thirrje për mosbindje civile, mesa duket, është rikthyer te qendrimi i saj i mëparshëm për të qenë pjesë e parlamentit dhe komisioneve parlamentare për ta luftuar Ramën në Kuvend dhe jo në rrugë. Pritet me shumë interes seanca e ditës së nesërme për të parë se cili do të jetë qendrimi i PD dhe në do ketë përplasje mes tyre e mazhorancës, sikurse ka ndodhur edhe në episode të kaluara.