PD nxjerr zbuluar Veliajn: Si gënjeu kryebashkiaku për komunitetin rom (VIDEO)

0
255

Ditën e sotme, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, se ka mashtruar qytetarët gjatë vizitës së tij në Shkozë.

Veliaj më 13 shkurt deklaroi se Tirana është kryeqyteti i vetëm në Europë që nuk ka një komunitet rom që jeton në një lagje me tenda.

Kështu, Partia Demokratike ka vëzhguar situatën ën Shkozë të cilën e pasqyron përmes një videoje. Një pjesë e mirë e komunitetit rom jetonin ende në tenda të sajuara, ndryshe nga sa ishte shprehur Veliaj.

KOMENTI I ZHUPËS

Një mashtrim i rradhës i Erioni Betonit. Farsa në kurriz të komunitetit rom me qëllim propagandën e “heroit” Veliaj.

Në kronikat e pergatitura që ju shperndan mediave me email, Veliaj na u shfaq me komunitetin rom ne Shkozë me datë 13 shkurt 2018 për të deklaruar: “ Sot e them me krenari që jemi qyteti-kryeqyteti i vetem në Europe që nuk ka nje komunitet rom që jeton në një lagje me tenda në territorin e qytetit”.

Sa e pamë bashkë me ekipin tim ishim te bindur që ishte mashtrimi i rradhës. Nuk është hera e pare që perdor komunitetin rom për të bërë propaganden e tij.

Shkuam në Shkozë me 15 shkurt , për të parë nëse ishte e vertete deklarata e Veliajt. Aty takuam pjesë nga komuniteti rom që jetonin në tenda të sajuara, pa kushte, me nevoja për ilace dhe me probleme te shumta. Realiteti ishte krejt ndryshe nga videot qe pergatit ushtria e PR të bashkise kur Erioni ndodhet për vizite në Shqipëri.

Ne videon më poshtë keni: videon mashtruese të kryebashkiakut të kullave, Erioni Betonit dhe videon e thjesht me zë dhe figure, me emra konkret ku flasin dhe tregojnë kushtet pjesetare të komunitetit rom në Shkozë.