PENCE: SIGURIA NË KORENË VERIORE MUND TË ARRIHET EDHE PA MJETE PAQËSORE

0
354

Epokës së durimit strategjik me Penianin i ka ardhur fundi, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, gjatë ndalesës së tij në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve.

Vizita e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë në Korenë e Jugut vjen në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në gadishullin Korean, me retorika të nxehura si nga ana e Shteteve të Bashkuara, ashtu dhe nga Veriu komunist.

Pence mbërriti në Seul pak orë pas testit të dështuar raketor të Penianit. Të hënën, Amerika dhe Koreja e Jugut nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake të forcave të tyre ajrore, për të garantuar, sipas raporteve në media, gatishmërinë e të dyja palëve ndaj çdo kërcënimi të Koresë së izoluar të Veriut.Pence, babai i të cilit ka shërbyer në luftën koreane, u shpreh se Amerika kërkon që siguria në Gadishull të arrihet me mjete paqësore dhe negociata, por sqaroi se aktualisht në tryezë janë të hedhura të gjitha opsionet  e mundshme.