Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias dënon rrahjen e gazetarit në Shqipëri

0
646
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias dënon rrahjen e gazetarit në Shqipëri, bën thirrje për hetim të shpejt

VJENË, 8 mars 2017 – Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović dënoi të mërkurën sulmin ndaj gazetarit Elvi Fundo në Shqipëri.

Fundo, drejtor i portalit të lajmeve Citynews.al dhe i “Radio Best”, u dhunua nga persona të paidentifikuar, pranë stacionit të trenit në Tiranë. Si pasojë, gazetari u shtrua në spital.

 “Kam besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi sulmin dhe do t’i vendosin përgjegjësit përpara drejtësisë”, tha Mijatović.

 Përfaqësuesja përshëndeti dënimin e sulmit nga ana e kryeministrit Edi Rama, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe tha se ishte në dijeni për nisjen e hetimeve.

Zjarr Tv Ad