Përgjaken Pashkët në Itali, humb jetën në aksident i riu shqiptar

0
709

Mbrëmja e Pashkës ka qenë fatale për një të ri shqiptar në Itali, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë.

Dorian Alikollari, një 30 – vjeçar i cili jetonte bashkë me familjen në Udine, u aksidentua rrugës për në Pradamano.

Sipas mediave italiane, kanë qenë kalimtarët të cilët kanë njoftuar autoritetet, rreth orës 22:50 të së dielës, pasi kanë parë një makinë të përplasur pas pemës. Në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca, forca të policisë dhe zjarrfikësja, por për të riun shqiptar nuk mund të bëhej asgjë.

30 – vjeçari, i cili udhëtonte i vetëm, mësohet se kishte marrë plagë të rënda e për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.

Mediat fqinje shkruajnë se ai se nuk kishte dokumente identifikimi me vete dhe kanë qenë prindërit, të cilët e kanë identifikuar gjatë orëve të natës.

Paraprakisht, dyshohet se Alikollari ka humbur kontrollin e mjetit të tij, një Volkswagen Golf, teksa po kthehej për në shtëpi dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.