Perplaset per vdekje nga nje automjet nje punonjes policie ne Fushe Kruje

0
853
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një punonjës policie.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 22:20, në vendin e quajtur mbikalimi i Fushë Krujës, ku një efektiv i cili punonte në burgun po në Fushë Krujë, V. Dervishaj, dyshohet se është përplasur nga një automjet, që është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tirane, V. Dervishaj, 50-vjeç.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e mjetit tip BMW X5, ngjyrë e zezë dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorit.


 

Zjarr Tv Ad