Përplasja Lalla- Lu, Rama: Vettingu nuk është as për mua, as për ambasadorin dhe as për Prokurorin

0
1084
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas debatit të ashpër mes Llallës dhe Lu-së, ka reaguar kryeministri Rama. Ai ka folur për reformën në drejtësi dhe indirekt ka komentuar edhe përplasjen mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Nga aktiviteti ku ndodhej në një takim me përfituesit e skemës lehtësuese nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, Rama tha se vettingu nuk është për të apo për ambasadorin e SHBA-ve, madje as për kryeprokurorin por për të çliruar vendin nga të korruptuarit.
“Edhe reforma në drejtësi nuk është për ne, është për ju. Drejtësia e re nuk na duhet thjesht për disa pushtetarë të korruptuar që duhet të marrin ndëshkim, por na duhet për çdo qytetar që tek dera e gjykatës duhet të marë drejtësinë që i takon dhe jo të hajë çekiçin kokës se nuk kishte para të paguante drejtësinë dhe dikush tjetër ia bleu.
Është një reformë thelbësore që kalon përmes Vettingut. Vetingu nuk është as për mua as për ambasadorin amerikan, as për prokurorin e përgjithshëm, as për dikë tjetër, është për njerëzit e zakonshëm që më në fund të çlirohen nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që i morën frymën këtij populli për 25 vjet”, ju ka thënë Rama qytetarëve të pranishëm duke shtuar e reformat kanë kosto por janë të domosdoshme.

Zjarr Tv Ad