‘Përrallat sorosiane’ Topalli:Respekt Fleckensteinit, por s’jemi diktaturë!

0
1095
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga çadra e ngritur para Kryeministrisë, Jozefina Topalli i ka kthyer një përgjigje negative ftesës së eurodeputetit gjerman Fleckenstein për t’u rikthyer në Kuvend.
Topalli deklaron se nuk jemi në kushte normale se vendi qeveriset nga droga dhe kriminelët, prandaj nuk do të rikthemi në Kuvend pa u larguar kjo qeveri.

E pyetur për deklaratën e Fleckenstein se Berisha duhet t’i lerë përrallat sorosiane, Topalli tha se jemi në liri dhe jo në kohën e diktaturës dhe cdo kush duhet të thotë atë që mendon.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian i kërkoi Berishës të ndërpresë sulmet ndaj ambasadorëve duke theksuar se diplomatët po bëjnë as më shumë dhe as më pak atë që u kërkojnë shtetet nga vijnë, si BE apo SHBA .///

Zjarr Tv Ad