Përurimi i shtatoreve në Drenas, Meta: Fehmi e Xhevë Lladrovci shembull i sakrifikimit në emër të lirisë

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti përurimin në Drenas të shtatores së dy patriotëve e veprimtarëve të paepur në luftën çlirimtare të Kosovës, bashkëshortët Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, të cilët ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës.

Në prani të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, Kryetar i Kuvendit  të Kosovës, Kadri  Veseli, si dhe shumë ish-luftarëve të UÇK-së, përfaqësues nga trojet shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, Lugina e Preshevës,

Presidenti Meta u shpreh: “Le t’i themifaleminderit   heroit   Fehmi   Lladrovcit   dhe   heroinës   Xhevë   Krasniqi-Lladrovcit që na bashkuan të gjithëve sot këtu për t’u uruar rikthimin në bronz në Drenas, në Drenicë e në Kosovë, pasi ata janë jo vetëm nderi   i   historisë   së   lavdishme   të   Ushtrisë   Çlirimtare   të   Kosovës,   por janë nder i mbarë kombit shqiptar.

Sepse janë një shembull i jashtëzakonshëm i sakrifikimit më sublim në emër   të   lirisë   dhe   të   emër  të   idealeve   më   të   mëdha   të   cilat   sollën Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur.

Trashëgimia më e madhe që Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci,por edhe Jasharajt, Haradinajt dhe mbarë heronjtë e Kosovës kanë lënëështë “Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane dhe Kosova në NATO”.

​Padyshim,   që   Kosova   ka   mjaft   sfida   të   cilat   ne   besojmë   se   do   t’I përballojë me sukses, nga liberalizimi i vizave që shpresojmë se do të ndodhë shumë shpejt, te ecja përpara e proceseve integruese në BE, padyshim edhe sa i takon anëtarësimit të saj NATO.

Nuk   duhet   të   harrojmë   që   një   nga   veprat   e   këtyre   heronjve   ishte pikërisht   që   e   sollën   NATO-n   në   Kosovë,   në   emër   të   lirisë   së   këtijpopulli, por edhe të sigurisë së Kosovës dhe të mbarë rajonit tonë.

Vlera e këtyre  dy monumenteve madhështore  që vendosen sot këtu nuk është vetëm në nderim të veprës së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Lladrovcit,   por   veçanërisht   për   këdo   që   do   të   kalojë   përpara   këtyre monumenteve, jo vetëm të përkulet me nderim, por asnjëherë të mos harrojë amanetin e tyre që duhet të çohet akoma më përpara.

Liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë, ashtu sikurse   kemi   të   gjithë   një   rrugë   të   madhe   përpara   për   t’i   dhënë Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit tonë edhe më shumë paqe, edhe më shumë siguri edhe më shumë begati, edhe më shumë rini.

Kjo është shumë e rëndësishme dhe unë besoj se mesazhi që ata kanë lënë pas me sakrificën e tyre më sublime do të na bashkojë të gjithëve për të  punuar  bashkë  për të  mirën e  Kosovës,  Shqipërisë, të  rajonit tonë e sidomos për t’i edukuar fëmijët tanë, të rinjtë tanë, me ndjenjat e atdhedashurisë dhe të sakrificës në emër të lirisë dhe të atdheut.

Lavdi përjetë për këto dy personalitete të luftës heroike të popullit të Kosovës, por edhe të mbarë kombit tonë.

Lavdi të përjetshme Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcit!” Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vendosi një kurorë me lule nështatoren e përuruar të dy atdhetarëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dheu përul me nderim e respekt para veprës dhe heroizmit të tyre.

 

 

Zjarr Tv Ad