Pezullohet nga detyra shefi i Urbanistikës në Durrës për “shpërdorim detyre”

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pezullohet nga detyra shefi Urbanistikës së Bashkisë Durrës, Adhurim Qehajaj. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit, e cila ka miratuar kërkesën e Prokurorisë. Qehajaj akuzohet për “shpërdorim detyre”. Sipas organit të akuzës, shefi Urbanistikës së Bashkisë Durrës ka dhënë lejen e ndërtimit të një objekti hotel, në zonën e Urës së Dajlanit në kundërshtim me kriteret e ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar, dhe VKM nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” i ndryshuar. Hoteli në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi ndodhet ndërmjet rrugës Kombëtare tek “Ura e Dajlanit” dhe bregut të Detit.  Objekti me sipërfaqe 1516.8 m2 ndodhet brenda kufirit kufizues të përcaktuar si Zonë me Rëndësi Kombëtare, në pjesën e Brezit Bregdetar. Gjithashtu Gjykata në Durrës vendosi caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive në lidhje me objektin dhe truallin duke urdhëruar:-Pezullimin e kryerjes së mëtejshme të punimeve të ndërtimit në objektin “Hotel 5-6 kate dhe 1 kat nëntokë” në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi, lagje nr. 13, Plazh, Durrës.  -Pezullimi i kryerjes së transaksioneve në pasurisë në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi. Prokuroria saktësoi se leja e zhvillimit dhe ndërtimit është dhënë për një zonë të përcaktuar si të Rëndësisë Kombëtare dhe është Këshilli Kombëtar i Territorit organ kompetent përgjegjës për të miratuar lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit për zona të rëndësisë kombëtare.

Zjarr Tv Ad