Plagë në kokë dhe trup, biznesmeni dhunohet rëndë afër shtëpisë së tij

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera detaje kanë dalë në drite, nga biznesmeni Andrea Zogaj, I cili mbremjen e djeshme ra pre e dhunës. Ai tregon se personat të cilën e sulmuan janë pjesë e nje banded he nuk mund ti identifikoj dot, ndërsa shtoi se nuk kishte konflikte me askënd. Sipas tij motiv mund të jetë bërë një konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie.

Ai ka treguar gjithashtu se me të vëllanë nuk ka asnje marrëdhënie, ndërsa pohoi se ishte kërcënuar me jetë më herët. Teksa kërkoi që të merren masa dhe autorët të vihen para drejtësisë, biznesmeni paralajmëroi se në të kundërt do të largohet nga Shqipëria.

Ai ka treguar detajet se si ndodhi ngjarja dhe si e sulmuan mbremjen e djeshme gjithashtu dhe konflikti për pronat me të vëllain.

 Vëllai ka konflikt me persona të tjera. Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Mbi këtë pronë është ndërtuar pallat dhe i vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. unë jam kërcënuar. Çështjen e kam çuar në prokurori që nuk jam në dijeni dhe i përgjegjshëm për këtë çështje. Prokurori Julian Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot pas një muaj pasi është mbyllur çështja, dark një bandë që të dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorat e ambasadës amerikane. Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që mos ti njihja. Më pas 4 persona më sulen. Bëra denoncim në policia dhe tek kryeministri. I falënderoj. Kërkoj që të merren masa për këtë rast. Skam asnjë konflikt. Ka kamera sigurie. Kur më erdhën për të folur i thash nuk flas me tim vëlla prej vitesh nuk kam lidhje me këtë histori ju lutem më lini rehat. Para disa kohësh më kërcënuan me jetë, sot e bënë realitet.

 

 

Zjarr Tv Ad