Plagosi me armë zjarri 38-vjeçarin, arrestohet autori

0
524
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestuar një 55-vjeçar sepse ka plagosur me armë zjarri një 38-vjeçar dje pasdite.

I arrestauri është Ushtar Stani, 55 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar në Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 21.06.2017, ora 18:30 , në fshatin Ngjeqar, pas një grindje për motive të dobëta, ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri shtetasin A.G, 38 vjeç, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u sekuestruan një armë zjarri automatik, tre gëzhoja model 56, trembëdhjetë fishekë model 56, si dhe një automjet tip Benz që i përkisnin Stanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Zjarr Tv Ad