Policia çon për ndjekje penale Bashën dhe 12 deputetë të PD-së

0
736
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka çuar për ndjekje penale kreun e PD-se, Basha dhe 12 deputetë të opozitës për protestën e djeshme ku për një orë u bllokuan akset rrugore në mbarë vendin.
Sipas njoftimit të policisë, për ndjekje penale janë çuar Lulëzim Basha, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Eduart Halimi, Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Genc Pollo, Keltis Kruja dhe Edi Paloka.
Ata akuzohet se dje në orën 11:00, te sheshi ‘Shqiponja’ dhe në rrugën ‘Teodor Keko’, në Tiranë kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Zjarr Tv Ad