POLICIA E AKUZON PËR KORRUPSION, NETANYAHU KUNDËRSHTON PRETENDIMET

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu reagoi ashpër pasi policia deklaroi se ai duhet paditur për disa raste marrje rryshfeti. Për mediat vendase, Netanjahu tha se akuzat nuk kanë asnjë bazë, ndërsa u zotua se do të vazhdojë të jetë lideri i vendit. Komentet e tij pasuan një komunikatë të policisë, në të cilën shkruhet se ka prova të mjaftueshme për të paditur kryeministrin për marrje rryshfeti, mashtrim dhe shkelje besimi në të paktën dy raste. Por, Netanjahu tha se akuzat nuk do të sjellin asgjë. “Do të vazhdoj të udhëheq Izraelin me përgjegjësi, për aq kohë sa qytetarët e tij më zgjedhin. Jam i sigurt se në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të zhvillohen në kohën e duhur, do të fitoj sërish besimin tuaj”, deklaroi Netanjahu pak orë pas komunikatës së policisë. Kjo e fundit pretendon se Netanjahu i kërkoi gazetës “Yediot Aharonot” artikuj pozitivë për qeverinë, në këmbim të dëmtimit të konkurrencës. Akuza të tjera që janë bërë edhe më herët janë ato të dhuratave prej qindra e mijëra dollarësh që Netanjahu ka marrë nga njerëz të pasur. Gjatë viteve, Netanjahu është akuzuar shpesh herë për çështje të ngjashme, por asnjëra nuk ka patur sukses. Edhe në rastin e fundit, duhet pritur që Prokurori i Përgjithshëm të vendosë nëse kryeministri duhet paditur dhe për këtë mund të duhen muaj të tërë.

Zjarr Tv Ad