Policia e shpall në kërkim, Stresi nga arratia: Janë çuar nga varri bijtë e Enverit

0
3005
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi, reagon pasi policia lajmëroi ditën e sotme se e ka shpallur në kërkim, për shkak të një filmimi ku shihet duke qëlluar me shotgun në ambient publik.

Në një postim në Instagram, duke publikuar një fotografi ku shihet duke mbushur lopatën me kanabis ai bën një postim ironik.

“Mirmëngjesi pashë në ëndërr këtë foto që kisha bërë vite më parë, ishalla s’më fusin në burg thjesht nga mendimi sepse sot ëkshtu ka ardh koha në Shqipërinë tonë… Janë çu nga varri bijtë e Enverit”, shkruan Stresi.

Arkimed Lushaj, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë u shpallën në kërkim ditën e djeshme.

Dy të rinjtë, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj babait të këngëtarit Sali Lushaj, 61 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale është bërë sekuestrimi i një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun” dhe një automjeti tip “Audi”.

Lidhur me këtë ngjarje të cilën e shihni në videon më poshtë, materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad