Policia ka arrestuar në flagrancë një person për “Armëmbajtje pa leje”

0
794
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestuar në flagrancë një person për “Armëmbajtje pa leje”.Arrestohet shtetasi:
Ines Hajrullah, 25 vjeç, banues në Vlorë.Në kuadër të shtimit të masave për festat e fundvitit, Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle në rrugët e qytetit dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund te gjenerojnë ngjarje kriminale, me qëllim parandalimin e tyre.Gjatë kontrolleve të ushtruara, ditën e djeshme Policia ka sekuestruar një armë zjarri “Pistoletë-Çeke”, e hedhur në tokë në një rrugicë pranë shkollës Industriale, të cilën dyshohet se e posedonte shtetasi i arrestuar më lart.Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– armën e zjarrit Pistoletë-Çeke me mbishkrimin “CZ 75 B”, me një krëhër dhe fishekë të kalibrit 9 mm.Policia do të vijojë kontrolle të tjera me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve.///

images

Zjarr Tv Ad