Policia kontrolle masive nga ajri e toka ne te gjithe vendin, çfare po ndodh?

0
880
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga policia e shtetit. Mësohet se vijojnë paralelisht kontrollet në territor edhe në ish-magazina e depo shtetërore, ish-reparte ushtarake, tunele, shtëpi të braktisura, sera e çdo ambient tjetër të dyshuar se mund të përdoren për magazinim të lëndës narkotike apo për kultivim të bimëve narkotike.

Në ketë kuadër gjatë ditës së sotme rreth 200 forca Policore, FNSH, Drejtoria Kundër Narkotikëve, Drejtoria për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Policinë Durrës kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territor. Kontrollet kanë vijuar nga ajri dhe toka. Kontrollet u përqëndruan në zonën e Ishmit dhe në Manëz.

Nga ajri u filmuan tunele e objekte të dyshuara, ku më pas u kontrolluan nga toka nga F.N.Sh e Policia Vendore Durrës. U kontrolluan 28 tunele, 31 magazina e ish magazina si dhe banesa të braktisura. Kontrollet po vijojnë në të gjithë territorin. Policia e Shtetit është e vendosur në luften e pandërprerë për ta zhdukur këtë fenomen.

Zjarr Tv Ad