Policia përleshet me biznesmenët në Vlorë

0
266
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka pasur përplasje fizike për plazhet në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Efektive të policisë bashkiake kanë pasur konfrontime fizike me operatorët turistike (biznesmenë) që kanë në administrim plazhet.

Disa prej operatorëve privat të bizneseve përgjatë vijës bregdetare janë shoqëruar në polici, dhe janë mbajtur disa orë për të dhënë sqarime.

Incidenti ka ndodhur për shkak se policia bashkiake ka hequr çadrat e plazhit natën dhe pa paralajmërim, teksa më herët ka qenë po vetë bashkia, që u ka dhënë leje për sistemim të plazhit.

I gjithë sherri ka ndodhur në prani të turistëve, që kishin shkuar sot në Vlorë për të kaluar fundjavën.

Plazhi për të cilin ka nisur konflikti, prej vitesh administrohej nga operatorë të hotelerisë, ndërsa bashkia, pa njoftuar, ka dhënë një tjetër leje shfrytëzimi provizore për një tjetër subjekt. /Faxweb/

Zjarr Tv Ad