Prokuroria kërkon 19 vite burg për 4 të arrestuarit e drogës në Treblovë

0
222
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Krimeve te Rënda ka dhënë pretencën për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”, të akuzuarit për kultivim kanabisit në kuadër të grupit të strukuruar kriminal. Në konkluzionet përfundimtare prokuroria kërkoi përfundimisht shpalljen fajtor të të akuzurve dhe denimin e tyre përkatësisht me 6 vite burg Taulant Haxhiraj, 5.4 vite burg  Shkëlqim Koçiaj,  5.4 vite për Marjus Bajramin dhe 2.8 vite për të pandehuerin tjeter Xhovalin Baço . Katër të pandehurit u proceduan me gjykim të shkurtuar, pasi nuk pranuan aktet ne gjendjen që janë pa pranuar akuzën. Dosja “Treblova” ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016 gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar. Në këtë dosje janë të pandehur dhe tre të akuzuar të tjerë mes tyre edhe për efektivin e Policisë, Renato Avdyli, për të cilet gjykata ne hetimet paraprake o ktheu hetimet prokurorisë pasi  gjykata kërkoi që të sqarohej pozita e tyre. Ndaj Avdylit dhe dy të tjerëve po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup. Prokuroria dyshon gjithashtu se grupi “Treblova” ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u veçua  dhe vijon të hetohet.

1-Taulant Haxhirajn është kërkuar 6  vite burg

2-Shkëlqim Koçiajn është kërkuar 5.4 vite burg

3-Xhovalin Baçon është kërkuar 2.8 vite burg

4-Marius Bajrami Bajramin 5.4 vite burg

Zjarr Tv Ad