Protesta, bllokohet për dy orë superstrada Lezhë-Shkodër

0
1694
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për rreth dy orë banoret e Torovicës kanë bllokuar aksin Lezhe – Shkodër duke protestuar për mungesën e infrastrukturës në rrugë.
Gjate kësaj kohe mjetet devijuan trafikun nga rruga e vjetër në të cilën nuk është nderhyrë prej vitesh. Në proteste morën pjese edhe Prefekti i Lezhës dhe kryetari i bashkisë Fran Frrokaj.
Protestuesit kërkojnë investimin në rrugën e vjetër e cila lidh rreth 6 000 banorë të Torovicës me superstradën Lezhë – Shkodër. Kjo është dita e dytë e protestës së banoreve të Torovicës.

Zjarr Tv Ad