Protestë kundër vrasjeve të grave dhe vajzave në Shqipëri

0
190

Më 16 qershor duke filluar nga ora 12 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë do të mbahet një protestë qytetare kundër vrasjeve të grave dhe vajzave.

Ngjarja është paralajmëruar nga një grup qytetarësh përmes rrjetit social Facebook.

Në përshkrimin e ngjarjes së titulluar “Protestë kundër vrasjeve të grave dhe vajzave”, thotë se “kjo protestë qytetare është organizohet në emër të atyre grave dhe vajzave të cilat folën por nuk u dëgjuan”.

“Fildez Hafizi kishte një urdhër mbrojtjeje por u vra, Ariel a Murati u vra rrugës për në rajonin e policisë, pas një sërë kërcënimesh, Xhuljeta Çuni u vra edhe pse e kishte kallëzuar vrasësin e saj plot 4 herë edhe Adriana ishte një grua e dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i denoncuar dhe ky por i lënë i lirë, derisa i morri jetën gruas se nuk i hapi dritaren. Kërkojmë që autoritetet ti marrin seriozisht denoncimet e vajzave dhe grave për dhunë apo përndjekje, në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla. Kërkojmë që media të mos romantizojë rastet e tilla duke i quajtur krime pasioni Gjithashtu kërkojmë që personat e dënuar për dhunë apo krime në familje të mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar”, thuhet në përshkrimin e protestës.