PS, kandidatë me precendentë në listat për deputetë

0
1591
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përsëri persona që kanë patur precedentë penal në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste

Rezulton se të paktën 7 prej kandidatëve kanë qenë të proceduar apo të dënuar, sipas formularëve të dekriminalizimit të dërguar në KQZ.

Nga këta, 2 janë aktualisht deputetë ndërsa 5 të tjerë janë kandidatë të rinj.

Ismet Beqiraj, i katërti në listën e PS-së në Fier. Rezulton se është ndaluar nga policia 26 maj 1996, ditën e zgjedhjeve të përgjithshme. Ka qëndruar për 24 orë në Ballsh, por ndaj tij nuk ka filluar procedimi. Është ndaluar nga policia e Ballshit edhe në shkurt 1997 sërish për verifikim.

Alban Ramohitaj i 10-ti në listën e PS-së në Durrës. Në vitin 2004 Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burg ose 18 muaj me kusht për vjedhje të energjisë elektrike.

Në vitin 2008 ka qenë nën hetim nag Gjykata e Pavias, në Itali, pasi u kap me një patentë shqiptare të pavlefshme. Ramohitaj shënon se ka bërë marrëveshje me drejtësinë italiane duke pranuar fajin.

Granit Kërxhalliu është i 29-ti në listën e kandidatëve të PS në Tiranë. Ai është akuzuar nga prokuroria në 25 shtator 2012 për pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. Gjykata e Tiranës e ka dënuar me detyrim paraqitje, ndërsa Apeli e ka pushuar çështjen.

 

 

Ardit Konomi është i 7-ti në Korçë. Ai ka shënuar në formularin e dekriminalizimit një procedim për shkelje Të rregullave të qarkullimit rrugor. Kjo çështje ai thotë se është pushuar më 30 dhjetor ’97.

Myzafer Bushaj është i 10-ti në listë në Shkodër . Rezulton i ndaluar në periudhën 21-24 shtator të vitit 2009 pas një aksidenti rrugor. Gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

Pjerin Ndreu është deputet aktualisht. Rezulton i arrestuar në shtator 2004 nga policia për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike. Por është shpallur i pafajshëm. Ai e kishte bërë këtë shënim edhe në formularin e dorëzuar më parë në KQZ.

Spartak Braho, i 19-ti në listën e PS për Tiranën. Në formular ka shënuar se është dënuar më 22 dhjetor 1995 me 10 mijë lekë të reja gjobë për shpifje. Braho e ka shënuar këtë dënim edhe në formularin e parë dorëzuar në KQZ.

 

Zjarr Tv Ad