Publikohet raporti i hetimeve: Nuk ka bashkëpunim mes Trump-it dhe rusëve

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publikohet raporti i hetimeve mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, raport i cili ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur bashkëpunim mes Kremlinit dhe fushatës së presidentit Donald Trump.

Mike Conaway, i cili drejtoi hetimin, tha se Komiteti i Inteligjencës së Dhomës ka rënë dakord me agjencitë e inteligjencës amerikane se Rusia ndërhyri në garë. Por tha që nuk ka asnjë provë se ndërhyrjet ishin për të mbështetur Republikanët dhe presidentin Trump.

“Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi të bashkëpunimit”, u ka thënë ai gazetarëve, duke shtuar se “gjykimi i papërshtatshëm i takimeve” me rusët ka qenë i vetmi gabim që ka bërë stafi i fushatës së Trumpit.

Draft-raporti u publikua një ditë më parë, por përfaqësuesit demokratë të komitetit e kundërshtuan atë.

Hetimet nga këshilltari i posaçëm Robert Mueller dhe Komiteti i Inteligjencës së Senatit po vazhdojnë.

Demokratët kujtojnë se hetimi i komitetit nuk është i përfunduar, por sipas tij, të dhënat e deritashme tregojnë “qartë” se Rusia është munduar të ndihmojë Trumpin dhe të dëmtojnë rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Zjarr Tv Ad