Punëtorët e bypass-it Fier-Vlorë protestë para Kuvendit, Basha sulmon Gjiknurin dhe Ramën

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Lulzim  Basha dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i  janë bashkuar protestës së punëtoreve të Bypassit të Fierit, ndërsa po shkonin në seancën plenare të Kuvendit. Punonjësit i kanë kërkuar Bashës që të ngrejë zërin për ta në Kuvend. Kreu i PD –së, ka thënë se e njeh mirë problemin e tyre dhe shkak që nuk marrin pagat është korrupsioni që sipas tij, mban firmën e  kryeministrit Edi Rama dhe  Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri. “Mosmarrja e parave është pasojë e korrupsionit. Firma kontraktore ka lënë një garanci në shtetin shqiptar dhe kjo garanci mjafton për të paguar detyrimet pas largimit të kësaj firme mashtruese. Sipas informacionit tonë pagesa nuk kryhet sepse ka korrupsion qeveritar dhe kryeministror. Janë me dhjetra telefonata midis zyrës së kryemiministrit dhe zyrtarëve më afër  kryeministrit dhe ish kontraktorit të cilat fshehin një aferë të pistë korruptive. Rama dhe Gjiknuri janë përfshirë në një aferë korruptive për t’i marrë lekët për veten e tyre”, u ka dhënë Basha punonjësve.

Zjarr Tv Ad