Punonjësit shqiptarë, ndër më të pamotivuarit në Europë

0
866
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësit shqiptarë janë punëtorët më pesimistë në Europë, sipas një raporti të Komisionit Europian lidhur me perspektivën e avancimit në karrierë.
Vetëm 1/3 e të anketuarve kanë pranuar se kanë një perspektivë të mirë për të ecur në karrierë. 40% e tyre mendojnë se nuk kanë mundësi për të ecur para në punë.
Shqiptarët renditen ndër më të pamotivuarit së bashku me shtete të tjera si Greqia, Gjermania, Sllovakia, Serbia, Lituania dhe Italia, që renditet e fundit.
Në të gjithë Europën, diferencat sipas gjinive janë të vogla; megjithatë, më shumë meshkuj sesa femra pranojnë që puna e tyre ofron perspektivë të mirë në karrierë (40% kundrejt 36%).
Në të kundërt, më shumë femra sesa meshkuj janë pesimistë për ecjen përpara në karrierë: 42% krahasuar me 36%. Këto diferenca janë më të theksuara te punonjësit e vjetër, veçanërisht femra (51% a atyre mbi 50 vjeç).
Ka diferenca të mëdha mes sektorëve, ku shërbimet financiare janë më optimiste për avancimin në karrierë (55%), ndërsa transporti (33%) dhe bujqësia (29%) kanë më të ulëtin.
Administrata publike dhe shërbime të tjera janë mbi mesataren për sa i përket këtij treguesi (43% dhe 39% përkatësisht) por industria (37%) dhe tregtia e mikpritja (35%) janë nën mesataren.
Për sa i përket profesionit, shumica e menaxherëve bien dakord me deklaratën që puna e tyre ofron perspektivë të mirë për zhvillimin në karrierë. Gjithsesi, punonjësit e kategorisë së ulët dhe ata të krahut të makinerive nuk bien dakord.

Marrë nga Monitor.al/

Zjarr Tv Ad