Qëllohet për vdekje një shqiptar në SHBA, flet kushëriri: U rrita me të, po përpiqemi ….

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 23-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri më 7 Shtatorit në Nju Jork.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fourth Avenue”, ndërsa deri më tani ende nuk janë zbardhur shkaqet e vrasjes së tij. Ndërkohë policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorin, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se, personi i cili i dha ndihmën e parë Grei Frashërit ishte një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës.

Ka qenë pikërisht agjenti i cili njoftoi ambulancën dhe më pas policinë për ngjarjen e ndodhur në zonën e Bruklin. Por, dhe pse arriti që të jetonte derisa të nisje në spital i riu shqiptar nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Për arsye sigurie, policia nuk e ka identifikuar agjentin i cili u përpoq që të mbante në jetë Grei Frashërin.

Familja dhe miqtë e emigrantit 23 vjeçar shqiptar morën pjesë në mëngjesin e së martës në ceremoni.

“Ne jemi duke u përpjekur të qëndrojmë të fortë për prindërit”, tha Kristi Leka, kushëriri i viktimës. “Por eshte shume e veshtore te përpiqesh t’i mbash ata, nuk mundesh. Është e vështirë”- thote ai. Nuk dihej ende se çfarë nxiti grindjen që u bë vdekjeprurëse. Asnjë  arrestim nuk është bërë.
Këshilltari Justin Brannan ndau një foto të Frashërit të martën dhe u lut për ndihmë për gjetjen e vrasësit të tij.
“Familja e tij po lutet për ndihmën e publikut në gjetjen e autorit,” shkroi Brannan.
Familja e Frashërit thotë se 23-vjeçari ishte një “fëmijë i shkelqyer”. “Unë u rrita me të gjithë jetën time”, tha Leka. “Ai kishte një buzëqeshje rrezatuese, ai është një zotëri që po largohet.”

Zjarr Tv Ad