KQZ nuk i heq mandatin Armando Prengës, kërkon prova shtesë nga prokuroria

0
701
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

KQZ nuk i heq mandatin Armango Prengës pavarësisht kërkesës sëbërë nga prokuroria. Me 4 vota pro dhe 3 kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme duke kërkuar materiale më të hollësishme lidhur me dënimet e deputetit Armando Prenga, për të cilin organi i akuzës ka kërkuar ndërprerjen e mandatit për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Anëtarët e propozuar nga mazhoranca ishin kundër këtij vendimi, duke kërkuar heqjen e mandatit. Por, kryetari i KQZ-së, Denar Biba, argumentoi se e njëjta procedurë është ndjekur dhe pak javë më parë, kur i është hequr mandati deputetëve Selami dhe Tahiri.

Prokuroria ka kohë deri të hënën për t’i vënë në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të gjitha materialet informuese mbi Armando Prengën, pasi, sipas Bibës, me materialet e paraqitura nuk mund të merret një vendim.

Zjarr Tv Ad