“Rajoni duhet të përgatitet për sfidat e reja” Yuri Kim: Tani është koha për të vepruar dhe për të gjetur zgjidhje

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja Yuri Kim , ditën e sotme është e pranishme në takimin i cili po mbahet me kryeministrin Edi Rama, ministren Belinda Balluku dhe me një grup kompanish energjie nga SHBA dhe BE.

Gjatë fjalës së saj Yuri Kim tha se pushtimi rus i Ukrainës ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë.

Ajo shtoi se tani është koha për të gjetur një zgjidhje dhe për të vepruar. Më tej ambasadorja theksoi mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe se rajoni duhet të përgatitet pë sfida të reja.

“Pak prej nesh mendonin se do ishim ulur në këtë konferencë ndërkombëtare për energjinë. Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë dhe energjinë. Pushtimi i Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i burimeve të energjisë nuk pret me.

Mbrëmë kemi parë se si ka kërcënaur dhe ka fikur dhënien e gazit Polonisë dhe Bullgarisë, prandaj kemi nevojë që të kemi sa më shumë gazjsellësa.

Shpresojmë që diskutimet e sotme do të p sjellin ide më reale. Sikurse sapo dëgjuat Siguria energjitike ka qenë lidhur ngushtëm e sigurinë kombëtare dhe ajo që po kalojmë sot.

Tani është koha për të gjëtur zgjidhe dhe për të vepruar”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad