Rama debaton me dropullitët për Spiro Kserën

0
377
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një dëgjesë me përfaqësues të minoritetit në Grapsh të Gjirokastër. Një banor i Dropullit akuzoi Ramën se ka denigruar këtë bashki.”Do kesh kohë të bësh fushatë kundër PS-së” i replikoi Rama, duke e quajtur banorin si përfaqësue të LSI-së.Gjatë debatit me kryeministrin Rama ai u shpreh se janë hequr dropullitë nga puna dhe nuk fshehu indinjaten për arrestimin e Spiro Kserës
Qytetari: Nuk flas as për drogën as për korrupsion, as për ministra dhe ish-ministra të Brendshëm. Nga ana e qeverisë është mohuar dhe nga përfaqësuesit tuaj të Partisë Socialiste Bashkia e Dropullit. Na kanë denigruar përfaqësuesit tuaj të PS. E keni bërë antidropullizëm e të shikohen të gjithë sikur janë Vangjel Tavo, të pushohen 50 dropullitë në Gjirokastër është e papranueshme.
Rama: Zgjedhjet do të vijnë e do kesh kohë të bësh fushatë kundër PS në zgjedhje, tani më bëj pyetjet
Qytetari: Këshillat të mos jenë këshilla të bukurisë por të jenë që të nxjerrin mendime për popullin, në meritokraci të jetë ai që të vendosë. … Arrestimi flagrant i një ministri, para fëmijëve të tij te dera e shtëpisë? A ishte provokim, drejtësia nuk mund të arrestonte një ish ministër për show.
Rama: Respekte që na ke nderuar dhe ky është shembull që takimet janë të hapura dhe kushdo mund të vijë e të bëjë propagandë këtu. Së pari qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën prokuroria. Këtë e kam për shumëkënd që duke qenë i dëshpëruar nga shumë vite padrejtësira ka humbur durimin dhe thotë duke mu drejtuar mua: Pse nuk fut në burg këtë, pse nuk fut në burg atë, pse skap këtë?Lavdi populli shqiptar në ’90 sistemi kur të kapte dhe të fuste në burg partia apo qenveria, apo kryeministri mori fund. Sot jemi në një sistem ku këtë gjë duhet ta bëjë vetëm drejtësia dhe ajo që shumicat parlamanetare në demokraci kanë për detyrë të bëjnë është që të krijojnë kushtet me reformat e nevojshme që drejtësia të funksionojnë.Dhe ne kemi ndërmarrë pas shumë vitesh një reformë që të tjerët nuk çuan as ndërmend ta merrnin, reformën në drejtësi. Dhe në një kohë rerkod kemi ndryshuar kushtetutën, kemi kaluar një sërë ligjesh që ndryshojnë tërëisht të gjithë ngrehinën e sistemit të drejtësisë, kemi nisur procesin e vettingut dhe shpresoj që të mos jetë e largët koha por hap pas hapi sistemi i drejtësisë të fillojë të bëjë gjëra që kanë mbetur pezull për shumë vite.Kështu që në raport me Spiro Kserën, më vjen keq që e përmend sepse unë personalisht kam pasur një raport miqësor me të, nuk e kam takuar por kurdo që ta takoj do i jap dorën me respekt, për raporin që kam pasur. Për problemet e tij me tenderat dhe me drejtësisë nnuk janë probleme të mijat e të qeverisë, por të atij e kujtdo tjetër mund të jetë ministër, zv/ministër, zyrtar i lartë i cilësdo parti. Ato janë probleme individuale të gjithsecilit që zgjidhen me drejtësi. Nuk zgjidhen as me qeverinë dhe as me propagandën mes meje e teje. E dyta përmende disa gjëra që janë të pavërteta. Nuk e di se ku e ke dëgjuar por të jesh i sigurtë që nuk e ke dëgjuar nga unë. Nuk e kam thënë kurrë, as nuk e mendoj dhe as nuk kam si ta mendoj që Shqipëria të Shqipëria të shtrihet në jug, në lindje a perëndim. Nuk e kam thënë. Ku e ke dëgjuar? Më thuaj se ku rri të të them se kush je, thotë një fjalë. Përsa i përsa i përket shifrave që dhe janë të pavërteta, nuk ekzistojnë, lidhur me 150 dropullitë që qenkan masakruar këtu dhe 50 të tjerë që qenkan masakruar atje janë thjesht të pavërteta. Ndërkohë që një përfaqësuese tuajën e kemi në qeveri. Por të ishte aq më mirë akoma, nëse qënka edhe një tjetër që e ke përgatitur ti aq më mirë akoma bëhen dy. Domethënë që nuk jemi në kushtet e diskriminimit. Këto brockulla lërja kazantit të atyre që nxjerrin përfitimi. Ti je fermer i vogël, ja maksimumi je bërë këshilltar i opozitës.. prandaj lëri e të flasim për gjëra konkrete. Unë nuk i ndaj kryetarët e bashkive në të tijët apo të tijët, në të Vangjelit, të Spiros. Në bashkinë e Dropullit kemi mbështetur sa mundemi. Dropulli është e vetmja bashki të cilës i kemi dhënë fonde për rikonstruksionin e godinës së bashkisë.

Zjarr Tv Ad