Rama flet për mësuesen kundërshtare: Bëri çmos të mos fitoja zgjedhjet

0
150

Kryeministri Edi Rama në një takim me mësues të zgjedhur nga portali “Mesues per Shqiperine” deklaroi se ka ikur koha e hakmarrjeve për bindjet politike.

Gjatë fjalës së tij ai tha se mes mësuesve që foli në takim ishte dhe një ‘kundërshtare’ e tij që kishte bërë çmos që ai mos të fitonte zgjedhjet për kryetar bashkie.

Pavarësisht këtij fakti tha Rama, askush nuk e hoqi nga puna këtë mësuese që punon me devotshmëri.

“Më kujtohet një mësues që u thoshte nxënësve; Ismail Kadare ngriti flamurinnë Vlorë. S’ka qenë 100 vite më parë, pro vetëm para disa viteve. Qesha me ministren se këtu doli një mësuese që nuk ka lënë gjë që unë mos të fitoja si kryetar i bashkisë. Por ç’rëndësi ka kjo. Ajo është një mësuese që u jep nxënësve atë që duhet. Si ka mundësi që nuk bien edhe në kurthin e hakmarrjes që ramë në çerekshekullin e kaluar, që të degdiseshe në një shkollë tjëtër. Vetëm për arsyen e mos arsyes politike”, tha Rama.

Po ashtu ai solli në vëmendje edhe një episod që ka ndodhur me Drejtoreshën e Arsimit të Lushnjes, Liza Tabakun, e cila u arrestua më 22 nëntor të 2014-ës për korrupsion.

“Para disa vitesh u arrestua një drejtoreshë që ia gjetën paratë në wc. Merrte para nga vajza të reja për t’i punësuar”, pohoi Rama.