Rama nga foltorja: Teatri Kombëtar do shembet!

0
490
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit deklaron se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe do të ndërtohet  Teatri i ri. Rama akuzoi opozitën se kërkon të kapet pas fijes së barit.

Rama tha se nuk do të ndalet as reforma e arsimit të lartë.

Edi Rama: “Agjensia Britanike e Akreditimit e ka rang-uar Universitetin e Tiranës të fundit në gjithë listën e universiteteve që ka marrë në shyrtim, Agjensia Britanike e Akreditimit dhe në gjuhën popullore kjo quhet ‘bishti i fundit i kavallit’. 

Ku është këtu fyerja për zonjën, dhe për të gjithë zonjat dhe zotërinjtë që kanë kaluar nga Universiteti i Tiranës? Është tek fakti që Universiteti i Tiranës është katandisur jo për shkak të potencialeve të veta, jo për shkak të traditës së vet por për shkak të keqqeverisjes së brendshme në bishtin  fundit të kavallit, e para. E dyta në takimin me senatin e  Universitetit unë dëgjova as më shumë dhe as më pak, zotërinë e tij Dhori Kule, anëtar aktiv i Partisë Demokratike që të thoshte shumë më tepër sesa çfarë thashë unë për Universitetin e Tiranës dhe për gjendjen e Universitetit të Tiranës.

As më shumë e as më pak po z. Dhori Kule, i cili ka pasur detyra të larta në Partinë Demokratike, e ka përfaqësuar Partinë demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se i vjen turp nga Universiteti i Tiranës sot, jo nga fakti që zonja e nderuar ka studiuar në atë universitet, as nga fakti që këtu shumica dërrmuese kanë kaluar nga ai universiteti, as nga çfarë Unversiteti i Tiranës ka dhënë në histori por nga çka Universiteti i Tiranës është sot. 

Një vend ku ka një ngërç të brendshëm sepse rektori grindet me kryetarin e bordit të administrimit dhe përfundon puna në çështje bravash, kush ka bravën. Ndërrohen branva zonjë e nderuar në Universitet. Këtë të bravave e kisha dëgjuar nga Federata e Mundjes në një palë zgjedhje ku mundësit ngatërruan Federatën me tapetin. Ja dhe zonja tjetër e nderuar që ka kaluar nga Universiteti i Tiranës ngre pyetjen: Bravat i ndërron akti nënligjor. 

Sapo e dëgjova këtu dhe është shumë e qartë, ashtu sikurse është shumë e qartë dhe një gjë tjetër që ju merrni ërsipër tani të thoni që po fyehet elita e kombit, po fyhen artistat dhe aktorët. Po pse po fyhen artistat dhe aktorët? Për çafrë? Nga se? Mund të na e thoni, ku është fyerja? Apo sepse ju jeni të gatshëm të kapeni mbas çdo fije bari si i mbyturi dhe të kujtoni se fija e barit është leva e Arkimedit që do t’ju ktheje prap juve aty me këto mend nuk ktheheni dot më.

 Ne nuk jemi të përsosur, nuk jemi të pagabueshëm, ne patjetër që bëjmë gabimet tona por një gjë është e sigurtë, jemi të pakonkurueshëm. Nuk na konkurroni dot, kështu që ngatërresa pastaj, jepni ka milion për PPP ndërkohë që aktorët vuajnë. Nga se vuajnë aktorët? Për çfarë? Mos duhet t’jua shpërndajë qeveria rolet? Mos duhet të ngremë Kinostrudion Shqipëria e Re dhe t’ju japim punë? 

Mos duhet që t’ju vëmë tapetin e kuq që të vijnë dhe të bëjnë shfaqje? Përse? Keni parë ndonjëherë në ndonjë vend normal që aktortët të ngrihen sa herë filtet për mure dhe për kartonxhes.  

Beteja komplet pa përmbajtje.

Ligji për arsimin e lartë është i duhuri

Jeni djathi kaçkavall plot vrima që nuk hapet.

Jeni gati të kapeni pas çdo gjëje, sepse jeni në ajër e doni vetëm të kapeni. Ne do ta ndërtojmë teatrin e ri kombëtar më në fund. Se kjo mbledhje që vazhdoi ka nisur para 20 vitesh. Ka vdekur të tërë ata që e nisën mbledhjen përvec Robert Ndrenikës. 

Ju që na qaheni për kulturën e artin. Teatrin e ri Kombëtar do ta bëjmë dhe atë godinën e re do ta shembim dhe do të krijojmë hapësirën europiane për të dhënë shfaqje, parë teatër. Dhe teatri juaj mund të vazhdojë, bini daulleve por gjëma nuk do të ndodhin.

Qoftë reforma e arsimit të lartë,  Universiteti dhe teatri i ri nuk do të ndalet prej jush. 

Beteja është komplet pa përmbajtje. Siç është pa përmbajtje e gjithë mënyra juaj e degradimit të debatit, po i jepni para për PPP këtu po vuan ajka. Cila ajkë?

Dy gjëra janë shumë të qarta, ligji për arsimin e lartë është i duhuri dhe i stërvonuari dhe ju që jeni e djathta por thjesht dhe vetëm për një pozicionin në letër por që prej kohësh jeni djathi kaçkavall plot vrima që nuk hahet, merrini pozicione që nuk kanë lidhje fare as me të djathën, as me idetë e të djathës, as me programin e së djathës.

Jeni gati të kapeni pas çdo gjëje, sepse faktikisht jeni në ajër e doni vetëm të kapeni. Ashtu sikundër ne do ta ndërtojmë teatrin e ri kombëtar më në fund. Nuk e ndërtuam dot në atë kohë kur filloi mbledhja se kjo që vazhdoi edhe këto ditë është një mbledhje që ka filluar para 20 vitesh.

Ka vdekur të tërë ata që e nisën mbledhjen përveç Robert Ndrenikës, të shkretët shkuan në botën tjetër, mbledhja vazhdon dhe teatri akoma nuk është ndërtuar. Pse? Se pse askush nuk pati mendjen të ndërtojë teatro, muzeume, askush nuk pati mendjen të ndërtojë stadiume në këtë vend.

Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit deklaron se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe do të ndërtohet Teatri i ri.

“Ju vini këtu dhe na qaheni tani për elitën, për kulturën e artin. Ndërkohë që ne nuk kemi bërë aq sa ka nevojë ky vend, sepse nuk mund ti ndërtojmë të gjithë teatrot, muzetë, stadiumet që i duhen këtij vendi në një kohë kaq të shkurtër për investime kaq të mëdha, por ama është pak por e sigurtë që kemi ndërtuar për herë të parë që nga viti 1991 teatro, stadiume, muzeume dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë të tjera doni ju, nuk doni ju. 

Dhe Teatrin e ri Kombëtar do ta bëjmë dhe atë godinën aty do ta shembim që ta keni shumë të qartë. Dhe do të krijojmë hapësirën europiane për të dhënë shfaqje, për të bërë teatër dhe për të parë teatër. Dhe ky teatri, që ska lidhje me teatrin, që bëni ju këtu por që e ka kthyer politikën në një teatër mund të vazhdojë, juve bini sa të doni daulleve të gjëmave por gjëma nuk ka, nuk do të ndodhin dhe qoftë ligji i arsimit të lartë, qoafë reforma e arsimit të lartë, universiteti, teatri i ri, qoftë rruga e re për teatrin dhe kulutrën nuk do të ndalet prej jush.

Ju këtu hajde mallkoni, por të jeni të sigurtë që në teatrin e ri do të shkoni si spektatorë dhe do filloni nga e para të mësoni se çafrë është teatri se keni që në vitin 1991 që nuk keni shkuar më në teatër, ju dhe e keni kthyer këtë këtu në një teatër ku jeni njësoj si ata aktorët që zihen për muret ndërkohë që fatkeqësia e tyre është që nuk ka role.”

Zjarr Tv Ad