Rama nga Sofja: S’na ndihmuan partnerët, kokainën e kapëm vetë

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni më i fundit antidrogë i agjencive ligjzbatuese shqiptare ka pasur jehonë pozitive edhe në Bruksel. Kryeministri Rama duke folur nga Sofja pas takimit me zyrtarët e BE-së Juncker dhe Mogherini, tha se 613 kg kokainë kaluan pa problem portet e Bashkimit Europian dhe u kapën në Shqipëri. Ai tha se pret që Komisioni Europian të japë rekomandim pozitiv pëe negociatat, por shtoi sen duhet punuar deri në qershor me vendet e BE.

Rama: Presim një rekomandim pozitiv nga BE dhe pastaj dhe një përgjigje  pozitive nga vendet anëtare. Është e qartë që duhet të punojmë intensivisht nga kjo periudhë sa i përket vendeve anëtare pasi kështu funksionon ky proces. Por është po ashtu e qartë se ka një mirëkuptim të gjerë lidhur me hapat e rëndëishëm që ka bërë Shqipëria dhe mbase vlen të nënvizohet në fund se edhe operacioni më i fundit nga agjensitë tona ligjzbatuese, hetimi doganor dhe policia e shtetit me mbështetjen e prokurorisë pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me pozitivitet maksimal duke pasur parasysh se ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh por një sasi që përpara sesa të vijë në vendin tonë ka kaluar në portet e BE dhe faktikisht u ka shpëtuar kontrolleve. Vetëdija dhe nënvizimi i kësaj vetëdije se ky operacion ishte mirëfilli i agjencive tona ligjzbatuese pa një sinjalizim nga partnerët. Është krejt e natyrshme që ne të punojmë vijimësisht me partnerët, është krejt e natyrshme që operacionet të jenë frut i bashkëpunimit me partnerët por në këtë rast është treguar gaditshmëri dhe integritet i lartë i forcave tona të angazhuara në luftën kundër trafiqeve. Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është gatishmëria e lartë e forcave tona në terren në këtë përballje të fortë kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të çdo lloji.Është e qartë se faza e parë e mbyllur me sukses për të çrrënjosur kanabisin tanimë ja ka lënë vendin fazës së dytë ku lufta jone vjen duke u përshkallëzuar,  gatishmëria jonë duke u rritur dhe patjetër dhe aftësistë e agjencive tona ligjzbatuse duke u provuar në terren me rezultate konkrete.

Zjarr Tv Ad