Rama për artistët:S’di çfarë plasje kanë, nuk duam leksione

0
310
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej afro një jave artistët janë hedhur në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, duke u përplasur ashpër me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Deri më tani, përplasjet më të ashpra kanë qenë mes aktorit të mirënjohur shqiptar Robert Ndrenika dhe ministres Kumbaro. Por për herë të parë pas ngacmimeve nga komentuesit, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. “E dëgjove Robert Ndrenikën Edo? Po Bujar Asqeriun? Folën nga plasja e shpirtit. Kështu jemi pothuaj të gjithë, edhe pse të japim votën që të mos fitojë më ai Qoftëlargu!”, shkruan një qytetar. Nga ana e tij Rama thotë se nuk i ka dëgjuar dhe nuk e di se çfarë kanë, por shton se debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, sipas tij është i stërlodhur, i vjetër dhe pa kuptim. Kryeministri shprehet i vendosur se Teatri i ri Kombëtar do të bëhet, duan apo s’duan. “Jo Andi nuk i kam dëgjuar dhe nuk e di çfarë plasje kanë, po di që debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të Teatrit, është një debat i stërvjetër, i stërlodhur dhe pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot! Sa ka bërë qeveria ime për teatrot, muzetë, stadiumet në vetëm 4 vjet nuk i kanë bërë të gjitha qeveritë bashkë në 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush dhe në këto katër vjet do bëjmë ende më shumë, përfshirë edhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan s’duan ata që s’dinë çfarë duan”, shkruan Rama në Facebook. Prej disa ditësh aktorë dhe regjisorë i janë kthyer kundër ministres Kumbaro, pas idesë se Teatri Kombëtar do zhvendoset te salla “Turbina” dhe së në truallin e tij mund të ndërtohet një teatër i ri. Jo vetëm kaq por artistët janë rebeluar edhe lidhur me një projektligj të Ministrisë së Kulturës që ka të bëjë me artin, pasi shprehen se centralizon vendimet në dorë të qeverisë.

Zjarr Tv Ad