Rama pranon që Berisha tha të vërtetën: Pse isha në spital

0
220

Pak ditë më parë, një foto e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha shkaktoi mjaft debate, për shkak se paraqitej eskorta e kryeministrit Edi Rama pranë një spitali privat.

Mediat u ndanë në dy kahe, ku ato më pranë opozitës raportonin se kryeministri ishte në spital, ndërsa ato më pranë qeverisë e përgënjeshtronin lajmin.

Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” Rama ka pranuar se ka qenë vërtet në spital për shkak të një problemi shëndetësor të trashëguar që nga koha kur merrej me basketboll.

“Unë kam qenë në spital tek një miku im shumë i mirë, mjek i cili ka pasur një histori suksesi në Itali që njeh problemin tim të trashëguar dhe që i ndodh çdo basketbollisti me shpinën. Pasi bëra një udhëtim të gjatë pata një problem me nervin shiatik dhe kaq”, tha kryeministri.

Në media ishte përfolur që Rama kishte shkuar në spital për të takuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahirin, emri i të cilit lidhet me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, për shkak të akuzave ndaj tij për lidhjet me bandën e Habilajve.

“Pse duhet të shkoj në spital të takoj Saimir Tahirin. Ka “të ndenjura” ku të rrijë kjo? Nëse duhet të takoja Saimir Tahirin pse s’kisha unë ku ta takoja? Do ta takoja në zyrë.

Saimir Tahirin nëse do kisha dëshirë ta takoja e takoja kudo. E takoja në zyrë, në kafene. Nuk e kam takuar. Ai nuk është në kërkim, por nën hetim. Nuk e kam takuar sepse nuk kisha përse ta takoja dhe as malli më ka marrë.”, tha Rama.