Rama: Reforma në arsim, u provua si gjëja e drejtë

0
771
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në një takim me nxënësit më të mirë të programit për vlerësimin ndërkombëtar PISA, thotë se reforma në arsim është një mundësi e mirë për ndryshim tek të rinjtë.

Ai u tha të rinjve se sot ata do të vendosin që e ardhmja e tyre përmes dijes të jetë më e mirë dhe se e bën rezultatin shumë më tepër se sa një rezultat shkollor.

“Kushdo që qeverisi nuk mendoi për gjeneratën tjetër, por për zgjedhjet. Çfarë problemi ka, je pa punë? Shko në universitet u thuhej”, tha Rama, duke thënë se u thye një rekord botëror,

Arritjet e nxënësve më të mirë, ai i cilësoi si rezultate të jashtëzakonshme të vetëvendosjes individuale për të përballuar me dinjitet, sakrifica dhe punë të ndershme sfidën e të qenit nesër njerëz që do të kenë në dorë të vendosin si do të jetë e sotmja e tyre.

“Prandaj dua që ta dini shumë sinqerisht se ju jeni model frymëzimi për mua personalisht dhe gjithë ata që kanë zgjedhur të besojnë dhe shpresojnë se në këtë vend mund të bëhet sukses. Se suksesi nuk kalon nga kafja dhe lënia e orëve të mësimit, por se kalon nga vullneti i hekurt për t’ia dalë.  Rezultatet e vitit 2015, kanë qenë arsyeja për të marrë frymë i lehtësuar, për faktin se reforma jonë në arsim është provuar si gjëja e drejtë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se rezultatet e reformës duan kohë, vite, dhe se patjetër edhe reforma në arsim do duhet kohë të provohet në faktet reale të jetës përtej mureve të shkollës, si një nxitëse e pazëvendësueshme e një transformimi të madh ekonomik e social të Shqipërisë.

Ai citoi një shprehje të Nënë Terezës, duke thënë se “Në vend të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”

Zjarr Tv Ad