Rama vendos datën 15 mars për t’ju përgjigjur opozitës

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konferenca e kryetarëve ka vendosur që në datën 15 mars do të zhvillohet mocioni me debat i kërkuar nga opozita për heqjen e ndihmës ekonomike për disa familje.  Ditën e martë Partisë Demokratike dorëzoi kërkesën ku theksohet se përjashtimi nga ndihma ekonomike është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale. Sipas PD nga skema e ndihmës ekonomike janë më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra në të gjithë vendin që janë hequr nga skema e ndihmes ekonomike. Seanca do të zhvillohet në datën 15 pasi në dy seancat e ardhshme, kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm për shkak të axhendës.

Zjarr Tv Ad