Raporti i Daily Mail: trafikantët shqiptarë, më të dhunshmit në Britaninë e Madhe

0
402
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta britanike Daily Mail raporton deklarata të policisë atje, sipas së cilave, shqiptarët janë të përfshirë në trafikun më të madh të kokainës rreth vendit, e gjithashtu në trafikim të qenieve njerëzore e prostitucion.

Daily Mail pohon se burimet policore të Mbretërisë së Bashkuar bëjnë me dije se kriminelët shqiptarë shenjestrojnë prindërit e madje edhe gjyshërit e pjesëtarëve të tjerë të krimit të organizuar, i mbajnë peng dhe kërkojnë para, droge ose territor në këmbim të lirimit të tyre.

Bosët e drogës nga shteti ballkanik, shkruan Daily Mail janë aq të dhunshëm dhe të pamëshirshëm, sa që kanë marrë kontrollin e të gjitha bandave të trafikimit të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë, dhe po dërgojnë në atdhe shuma të mëdha parash të fshehura brenda makinave.

Agjencia kombëtare e krimi në Britaninë e Madhe ka ndërmarrë kohët e fundit 400 operacione kundër grupeve kriminale shqiptare. Të dhënat e kësaj agjensie tregojnë se nga 32 mijë shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, 572 janë në burg, gati 1 në 50.

Zjarr Tv Ad