Reagime në Amerikë për vrasësin 17-vjeçar

0
277
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Masakra e të mërkurës ka lënë një shije të hidhur dhe frikë te amerikanët. Debatet dhe reagimet janë të shumta. I tillë është dhe reagimi i Occupy Democrats të cilët me anë të njëfotografie dhe teksi mbi të kanë dhënë një mesazh të bukur.

Ky është Nicolas Cruz që vrau 17 persona, nuk është mysulman. Nuk është ushtar i ISIS. Ai është një terrorist i rritur në tokën amerikane me një armë gjysmëautomatike “AR-15”. NE NUK DUAM NJË MUR BUDALLA QË TË NA MBAJË TË SIGURT, NE KËRKOJMË KONTROLL TË VËRTETË TË ARMËVE.

I riu i akuzuar për masakrën në shkollën e mesme të Floridës të mërkurën, e ka rrëfyer krimin e tij. Nicolas Cruz, 19-vjeçar, pohoi se ai ka shtënë mbi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit, nga ku e kishin përjashtuar për sjellje të dhunshme. Ai ka dalë përpara gjykatës me 17 aktakuza për vrasje të paramenduar, e aty rrëfeu se përpos armës gjysmëautomatike “AR-15”, në çantën e shpinës kishte edhe municione shtesë. I riu ishte nisur të bënte sa më shumë viktima dhe ka tentuar të shpëtonte duke u hequr si një prej adoleshentëve të tmerruar që kërkonin ndihmë. Demokratët nxituan të theksojnë edhe një herë se episodi tronditës nënvizon sërish nevojën për ligje më të ashpra për armët, por Trump nuk e përmendi këtë çështje në fjalimin e tij të shkurtër, ku theksoi sidoqoftë se sigurinë në shkolla do ta kthejë në prioritet.

Zjarr Tv Ad