Reagon ministri Dervishaj: Do të shqyrtojmë dhe dënojmë çdo rast të shkeljes së ligjit

0
463
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shkresës së zv.kryeministres Ledina Mandija, drejtuar ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj, për të shqyrtuar rastet e punësimeve elektorale në kundërshtim me ligjin, ka reaguar edhe vetë Ministria e Transportit.

Në reagimin e tij, ministri Dervishaj shprehet i vendosur se do të kryhen të gjitha verifikimet e rasteve në fjalë, dhe se do të dënohet çdo ras i shkeljes së ligjit.

Për këtë ministri bën me dije se është ngritur një grup pune i cili do të shqyrtojë rastet në fjalë dhe të hetojë çdo rast të mundshëm.

Po ashtu Ministria e Transportit bën thirrje ndaj të gjithë nëpunësve që të denoncojnë çdo rast presioni të hasur për të marrë pjesë në fushata elektorale apo edhe për presione mbi votën.

Zjarr Tv Ad