RENEA e qëlloi dje në Lushnje, djemtë e 77-vjecarit i kërkojnë llogari në spital Ardi Veliut

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ne oret e para te dites se djeshme gjatë aksionit të forcave RENEA për kapjen e autorëve të mundshëm të masakrën së Lushnjes, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, u plagos edhe 77-vjeçari Haxhi Lika.

Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ne spital diten e sotme. Lika është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën e djeshme, ndërsa sot po i nënshtrohet një skaneri në kokë për të kuptuar nëse ka apo jo dëmtime në kokë, aty ku edhe u prek nga një plumb.

I moshuarieshte vizituar ne spital nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili është përballur me irritimin e djemve të Haxhiut, Arben dhe Martin Lika, të cilët u lane të lire pak orë pas shoqërimit.

Ata pretendojnë të jenë qëlluar gjatë aksionit dhe pikërisht për këtë i kanë kërkuar llogari Ardi Veliut.

I moshuari Haxhi Lika pretendon se ishte gjumë kur ka dëgjuar të shtënat jashtë banesës, është ngritur, ka hapur dritaren dhe në ato momente një plumb e ka prekur në ballë. Këtij version i kanë qëndruar edhe dy djemtë e tij të shoqëruar nga policia pas aksionit blic. Ndërkohë që në versionin e polcisë të shpërndarë një ditë më parë pretendohet se i moshuari ka bërë rezistencë me armë në dorë nga dritarja e shtëpisë së tij. Për këtë çështje pritet të hetojë Prokuroria./report tv

Zjarr Tv Ad