Reshjet e dendura të dëborës dhe orteqet

0
1084
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e dendura të dëborës dhe orteqet kanë vrarë të paktën 107 persona në Afganistan dhe Pakistan, ndërkohë që autoritetet bëjnë të ditur se bilanci i viktimave mund të përkeqësohet.

Autoritetet kanë nisur menjëherë operacione kërkim-shpëtimi por theksojnë se situata e vështirë e ndërlikon edhe më shumë ndërhyrjen e tyre.

Ngjarja më e rëndë u shënua në një fshat të provincës së Nuristanit që ndodhet në pjesën veri-lindore të Afganistanit.

Në këtë incident tragjik, një fshat i tërë u mbulua nga dëborë, teksa 53 persona humbën jetën, dhjetëra të tjerë u plagosën, e ndërkohë që e gjithë zona u shkatërrua.

Situata vijon të mbetet disi e paqartë, pasi ka ende shumë fshatra që nuk janë inspektuar sic duhet. Për mediat është prononcuar edhe ministri afgan për Shtetin dhe Fatkeqësitë natyrore.

Ai është shprehur se në misione shpëtimi po angazhohen edhe trupat ushtarake. Megjithatë, ai nënvizon se ka patur mjaft probleme gjatë ndërhyrjeve. Zyrtari i qeverisë ka paralajmëruar se bilanci i viktimave është edhe me i lartë.

Kjo nuk është hera e parë që zonat e thella të Afganistanit dhe Pakistanit goditen nga orteqet. Për shkak të relievit dhe klimës, tragjeditë e tilla kanë qënë mjaft të shpeshta në këtë rajon.

Zyrtarët e dy vendeve bëjnë të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vijojnë pa pushim, deri në normalizimin e situatës.///

Zjarr Tv Ad