Rihapet çështja për atentatorin e Lulzim Berishës

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është rihapur në Gjykatën e Apelit të Krimet e Rënda çështja për atentatorin e Lulzim Berishës, Ahmet Ajeti.

Ky i fundit tentoi të vrasë Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit në vitin 2005.

Kosovari Ajeti u ekstradua dy muaj më parë nga Kosova në Tiranë dhe ka kërkuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rishqyrtimin e çështjes në prani të tij.

35 vjeçari i dënuar me 20 vite burg në mungesë, u ekstradua nga Kosova drejt vendit tonë për ngjarjen e vitit 2005.

Në 30 gusht 2005, Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi, janë nisur me porosi nga dy persona nga Tirana drejt Durrësit për të vrarë Lulzim Berishën.

Para se të tentonte ta vriste, në afërsi të lokalit ku ndodhej Lulzim Berisha  Ahmet Ajeti, është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur. Kështu plani i tyre dështoi.

 

Zjarr Tv Ad