ROMA “BEFASON” BARCELONËN DHE KALON NË GJYSMËFINALE, LIVERPOOL NUK FAL CITY-N

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Liverpooli dhe Roma janë dy skuadrat e para që presin një biletë për në gjysmëfinalen e UEFA Champions League. Pas fitores 3-0 një javë më parë, “The Reds” fituan dhe takimin e dytë, me të besuarit e Jurgen Kloop që fituan me përmbysje 2-1 ndaj Manchester City. Golit të Gabriel Jesus në minutën e 3-të iu përgjigjën Salah e Firminho në fraksionin e dytë, duke e dërguar në 5-1 rezultatin e përgjithshëm dhe duke prerë një biletë për në fazën tjetër.  Spektakolare ka rezultatuar takimi në “Olimpico” aty ku Roma ka përmbysur gjithçka në shtëpi, duke “asfaltuar”Barcelonën me rezultatin e thellë 3-0. Pavarësisht humbjes 4-1 në takimin e parë, verdhekuqtë e gjetën forcën për të reaguar, duke fituar takimin e kthimit dhe për të qënë ata një prej katër skuadrave më të mira të kompeticionit. Që do të ishte një takim i vështirë për katalanasit u pa që në minutën e 6-të, pasi e panë vetën në disavantazh të një goli. Ishte boshnjaku, Edin Dzeko që tundi rrjetën e Ter Stegen, përpara se De Rossi, e Manolas të bënin të njëjtën gjë dhe të dërgonin në 4-4 rezultatin e përgjithshëm dhe për të qënë italianët në fazën tjetër, pas golit në fushën kundërshtare. Trajneri Euzebio Di Françesko, sidoqoftë, nuk kërceu përpjetë nga lumturia në deklaratat e tij pas ndeshjes. Di Françeko: “Futbolli italian e donte një skuadër në Champions, dhe sonte ishim ne. Këtë që ndodhi ua kam predikuar futbollistëve të mi që ditën e parë që erdha në Romë, dhe për fat, paskam arritur t’ua mësoj lojtarëve të mi. Jam jashtëzakonisht I lumtur, por mendoj se kjo nuk është maksimumi ynë. Nuk duhet të kënaqemi me pak siç kemi bërë në të kaluarën, sepse kemi një qëllim të madh, atë që të arrijmë finalen. Pas këtij suksesi të madh, pse të mos kërkojmë edhe një më të madh?”.

Zjarr Tv Ad