Ronaldo largohet nga Reali

0
308
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cristiano Ronaldo gjithnjë e më larg Realit të Madridit. Skuadra spanjolle ka prezantuar ditën e sotme fanellat që do të përdoren në sezonin e ardhshëm, nga ku bie në sy mungesa e yllit portugez. Në spotin e bërë publik ditën e sotme, me fanelat e reja u shfaqën lojtarë si Marcelo, Karim Benzema dhe Asensio. Një tjetër sinjal që Ronaldo do të largohet nga Reali. Sinjali i parë erdhi nga vetë portugezi që pas fitores në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool-it, falenderoi stafin dhe shokët e ekipit, duke shtuar zërat për një largim të tij. Interes për shërbimet e tij ka shfaqur PSG, ndërsa nuk përjashtohet një rikthim i tij në “Old Trafford” tek Manchester United. Megjithatë, një tjetër hipotezë është dhe rivaliteti i Adidas me kompanitë që sponsorizojnë luzitanin.

Zjarr Tv Ad