Rrahu vëllanë, lushnjarit i gjendet hashash në banesë

0
306
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçari i cili ka dhunuar vëllain.

Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, ku pas denoncimit në banesën e të arrestuarit është gjetur edhe një sasi kanabisi.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Besmir Lika, 32 vjeç, banues në Lushnje .

Në lagjen “18 Tetori” Lushnje, shtetasi Besmir Lika për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, shtetasit T.L.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga Nenet 283/1 dhe 130 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad