Rrëfimi i Kokëdhimës: Kur shkova në PS, i gjeta njerëzit duke u kapur prej flokësh

0
1130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, i njohur si një ndër njerëzit më të afërt të Kryeministrit Rama deri para disa muajsh, ka rrëfyer në një komunikim në Universitetin Europian të Tiranës, historinë e tij në politikë dhe situatën që ai ka gjetur kur ka hyrë në PS.

Kokëdhima ka lançuar një lëvizje brenda PS-së të quajtur ‘Zgjidhja’ të cilën ai e paraqet para socialistëve si mënyrën e vetme që pushteti të delegohet në duart e popullit.

Pyetur nga pedagogia Belina Budini, Kokëdhima ka treguar situatën që ka gjetur kur është bërë pjesë e PS-së.

Në 2013 që shkova në Partinë Socialiste si deputet ishte një situatë e paimagjinueshme për një njeri të biznesit, mjedisi ishte agresiv, nuk kishte qetësi, nuk mund të kishte takime që njerëzit të flisnin me normalitet me njëri-tjetrin, njerëzit ishin aq agresivë, shikoja njerëz që kapeshin për flokësh, kuti që fluturonin nga penxherja. Ishte një situatë e paimagjinueshme atje poshtë që tregonte se këta nuk qeveriseshin dhe nuk kishte mirëkuptim”- thotë ai.

Kjo situatë sipas Kokëdhimës është bërë shkaku që e ka bindur që nga një sipërmarrës të kthehet në një politikan aktivë.

Si njeri biznesi kur konstaton një problem, nuk qan as nuk ankohet, por planifikon një zgjidhje. Në shtator 2013 kam filluar këtë debat brenda partisë. Si mund të kemi përgjigje për njerëzit për çdo çështje. Ajo që më pengoi është kjo se Partitë politike në Shqipëri dhe baza e tyre, anëtarësia dhe qytetari i thjeshtë nuk kanë asnjë lidhje. Ka një hendek aq të madh mes tyre saqë reflektohet dhe në qeveri. Po ashtu dhe qeveria është aq larg njerëzve, problemeve të tyre saqë duket i pamundur të mbyllet ky hendek”.

Sipas Kokëdhimës zgjidhja gjendet në një propozim radikal për një Kushtetutë të re të vendit.

Një Kushtetutë që është në standardet e një rregulloreje të një instituciuoni. Është me përkufizime që janë larg parimeve dhe mënyrave të  gjithëpranuara për ndërtimin e kushtetutave kudo. Së dyti kjo kushtetutë do të duhej që të garantonte moscënimin e sovranitetit kombëtar pasi nuk është diçka që negociohet, është diçka që nuk cënohet kurrë”- thotë ai.

Zjarr Tv Ad