Sanchez dënohet me 16 muaj burg

0
172

Alexis Sanchez është shpallur fajtor për mashtrimin e qeverisë spanjolle, me një shumë prej 890 mijë pound për të drejtat e imazhit gjatë periudhës që ka luajtur me Barcelonën midis viteve 2012 dhe 2013. Ylli i Manchester United është dënuar me 16 muaj burg, por nuk do të qëndrojë pas hekurave. Ai ka arritur një marrëveshje për të paguar paratë e borxhit, plus interesin dhe pranoi se falsifikoi shitjen e të drejtave të imazhit të tij në një kompani të huaj në mënyrë që të shmangte pagesën e tatimeve. 29-vjeçari pranoi dënimin e tij dhe ka dy vjet kohë për të paguar paratë, përpara se bashkëpunimi të prishet dhe do të detyrohet të kalojë kohë pas hekurave. Sanchez është i fundit në një linjë të gjatë të lojtarëve të mëdhenj që janë ndjekur nga gjykata spanjolle për evazioni fiskal.